‘Mandati i tretë, frymëmarrje e re ripërtëritëse‘/ Fatos Nano hap Kongresin e PS-së: Misioni ynë historik dhe sfida jonë me kohën…

Kongresi i PS ka nisur pasditen e kësaj të shtune me një dokumentar mbi historikun e PS-së. Fjalimi i parë në Kongresin e PS-së, nisi me një njeri historik të kësaj partie, Fatos Nano.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka uruar të gjithë socialistët, për 30-vjetorin e lindjes së partisë më të madhe në vend.

Nano theksoi se fitorja e mandatit të tretë nga PS, është frymëmarrje për Shqipërinë.

“Bashkëmoshatarë, kështu ju quaja vitet e para, në vitet kur e bëmë PS forcë të parë Europiane, progresiste, sot jemi 30 vjeçar me apo pa thinja, në 3 dekada kemi mundur të ruajmë traditat më të mira, të përtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht, formuam lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën nga etërit të bijtë, natyrshëm jemi infektuar nga sëmundje politike, mandati i tretë frymëmarrje e re ripërtëritëse, jam gëzuar për të arritje të jashtëzakonshme, le të vazhdojmë reformat për ta ngritur vendin në standardet e BE. Ky është misioni ynë historik dhe sfida jonë me kohën dhe vetëveten, askush tjetër nuk e arrin këtë mision. Rrofshi dhe qëllofshi në shenjë”, tha Nano.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *