Rrëfehet nëna lehonë: Me zor kam qëndruar, më thanë nuk duam të dimë se ke lindur

Djana Bahçja,nëna e arrestuar një javë pas lindjes për një gjobë të marrë në 2020 ka folur  për mediat rreth qëndrimit të saj në burg .


Ajo tha se qëndrimi në burg ka qenë shumë i vështirë. Ndërkaq ajo konfirmoi se nuk i është komunikuar gjoba dhe se nuk ka qenë ne dijeni të gjobës së marrë

Diana: Ishte e vështirë. Nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë. Kam pasur dhimbje trupit.

Djalin e gjeta mirë. Ishin kujdesur burri dhe vjehrra.

Kur shkova në polici më thanë je e dënuar. Më thanë nuk duam të dimë që ke lindur, nuk kemi lidhje me atë punë. Do vijë policia e Tiranës për të marrë.

Nuk kam qenë në dijeni për gjobën, për asgjë. Në burg kam qëndruar vetëm. Kanë qenë ditë të vështira.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *