Ancelotti deklaron dashurinë e pakushtëzuar ndaj Real Madrid dhe surprizat e El Classico-s

Pak para El Classico e cila zhvillohet këtë të djel në Camp Nou trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se skuadra e tij do të luajë një lojë sulmuese për të mbyllur diferencën prej nëntë pikësh ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj dhe vlerësoi qëndrueshmërinë mbrojtëse të katalanasve gjatë gjithë sezonit.

Italiani vlerësoi gjithashtu disa nga lojtarët e tij, si Camavinga dhe Tchouaméni, të cilët beson se po kompensojnë humbjen e një “legjende” si Casemiro. Sipas teknikut, Vinicius dhe Militao po kalojnë një formë të jashtëzakonshme dhe beson se janë më të mirët në botë në pozicionin e tyre.

Deklarata:Ne duhet të shijojmë momentin duke qenë protagonistë në një ndeshje që është gjithmonë e rëndësishme. Duhet të përgatitemi mirë dhe të luajmë më mirë. Mund të fitosh vetëm nëse nxjerr më të mirën në të gjitha aspektet, individualisht apo kolektivisht, në sulm apo në mbrojtje.

E kam thënë shumë herë se do të qëndroj në këtë klub për gjithë jetën, por kjo është e pamundur. Klubi do të marrë një vendim në fund të sezonit, çfarëdo që të ndodhë. Mendimi im është që unë dua të qëndroj dhe shpresoj se do të jetë kështu. Por ajo që vendos klubi nuk është e rëndësishme për mua, sepse unë kënaqem çdo ditë. Nëse klubi më do për tre muaj, atëherë do të kënaqem tre muaj, nëse më duan për tre vjet atëherë e njëjta gjë. Ajo që është e qartë është se në fund do të falënderoj klubin për jetën që më ka dhënë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *