Partia Demokratike tashmë ka dy seli të ndryshme. Pas vendimit të gjykatë së Apelit, Enkelejd Alibeaj bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash.
Në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike, dhe selia e grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar si Partinë Demokratike zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj.