Përfundon takimi Kurti-Vuçiç/ Borrell pritet të dalë me deklaratë për mediat

Takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve ka përfunduar. Në të ishin të pranishëm edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell paraprakisht ka zhvilluar takime të ndara liderët e dy vendeve. Takimi tre palësh ishte parashikuar që të niste në orën 13:30 por është shtyrë për dy orë. Takimi në Ohër nisi rreth orës 15:35 dhe ka zgjatur pothuajse një orë.

Pritet që Borrell të japë një deklaratë për mediat, në të cilin do të tregojë nëse palët kanë rënë dakord apo kanë pasur vështirësi të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *