Ohër/ Rinis takimi Kurti-Vuçiç, pas një pushimi të shkurtër

Takimi në Ohër mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rinisur pas një pushimi të shkurtër.

Më herët kishte informacione për përfundimin e takimit, pak minuta para orës 17:00, por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.

Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Temë diskutimi ishte zbatimi i një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, përmes një konference për media nga Ohri, tha se Borrell do të shprehet në fund të ditës për rezultatet e këtyre takimeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *