Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman vizitoi sot ndërtesat në Ruandë ku mbase do të dërgohen emigrantët që mbërrijnë me anije në Kanalin Anglez nën skemën e saj të dëbimit.
Braverman mbërriti në vendin afrikan dje për të dyfishuar buxhetin e marrëveshjes prej 140 milionë paundësh, për të cilën ajo pretendoi se do të ishte një “parandalues i fuqishëm” kundër trafikut të paligjshëm.
Vizita është e para e saj që nga marrja e rolit të kabinetit pasi paraardhësja e saj Priti Patel nënshkroi marrëveshjen në prill të vitit të kaluar, por Braverman shkaktoi shumë reagime në vendin ishullor pasi tha se e kishte ëndërr që të dërgonte një avion të mbushur plot me emigrantë në Ruandë.
Në periferi të kryeqytetit Kigali sot, Bravermani pa nga afër ndërtimin e objekteve që do strehojnë azilkërkuesit.
Asnjë emigrant nuk është zhvendosur në Ruandë deri më tani pasi marrëveshja, e cila u nënshkrua prillin e kaluar nga paraardhësja e Braverman, Priti Patel, ende po mbahet peng nëpër beteja ligjore.