“Punoja në ‘shtëpi bari’ për të shlyer borxhet” Burg për të riun shqiptar në Angli (Emri + Foto)

25-vjeçari shqiptar Radjol Hatia u arrestua në një shtëpi me tarracë dykatëshe në orën 9:30 të mëngjesit të 10 shkurtit, banesë e cila ishte kthyer në “shtëpi bari”.

Një seancën dëgjimore në gjykatë u bë me dije se Hatia kishte jetuar në pronë për 6 javë dhe kishte për detyrë të ujitte bimët e kanabisit. Sipas mediave të huaja, ai tha se kishte hyrë ilegalisht në Angli në anën e pasme të një kamioni dy deri në tre muaj më parë dhe po punonte për të shlyer “borxhin e trafikimit”. Të pandehurit iu gjetën çelësat e shtëpisë, një telefon celular dhe 95 £.

Brenda banesës kishte gjithsej 415 bimë kanabisi, nga të cilat 182 ishin bimë të pjekura dhe 233 ishin fidanë, ndërsa vlera e mundshme e drogës u vlerësua të jetë midis 48,000 dhe 182,000 £.

Hatia u deklarua fajtor për prodhimin e drogës dhe u dënua me 12 muaj burgim. Për shkak të statusit të tij, si emigrant i paligjshëm, ai do të dëbohet në Shqipëri pasi të ketë vuajtur dënimin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *