Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 qytetarë me koronavirus nga 303 testime të kryera: 5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.
Fatkeqësisht ka humbur jetën një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.
Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Gjashtë qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.