Zgjimi me dhimbje koke nuk është fillimi më i mirë i ditës. Dhimbja e kokës pas zgjimit te disa persona zgjat për një kohë të shkurtër, ndërsa të tjerë dhimbjen e ndjejnë disa orë më vonë. Ja pse mund të ndodhë:
Keni fjetur keq
Pagjumësia mund të jetë një shkas për dhimbje koke. Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje të qartë midis mungesës së gjumit dhe migrenës dhe dhimbjeve të kokës nga tensioni. Mungesa e gjumit ul pragun e dhimbjes, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve të kokës.
Dehidratimi
Nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, mund të zgjoheni me dhimbje koke. Dehidratimi shkakton dhimbje koke që mund të jenë relativisht të lehta ose aq të rënda sa një migrenë. Dehidratimi prek çdo pjesë të trupit, përfshirë trurin. Pini mjaft lëngje për të shmangur dhimbjet e kokës në mëngjes.
Gërhitja
Gjumi i shqetësuar i shkaktuar nga gërhitja mund të jetë gjithashtu një burim dhimbje koke pas zgjimit. Megjithatë, një dhimbje koke e lidhur me gërhitjen zgjat më pak se 30 minuta.
Ilaçet dhe alkooli
Ilaçet mund të jenë shkas për dhimbje koke dhe në këtë rast duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për një ndryshim të mundshëm të terapisë. Sasi të mëdha alkooli mund të çojnë në dhimbje koke herët në mëngjes.