Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka përfunduar.
Pas më shumë se 10 orësh, liderët kanë mbaruar diskutimet dhe pritet që Përfaqësuersi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borell të dalë në një konferencë për mediat.
Mësohet se zgjatja e bisedimeve, ishte për shkak të Ascioacionit, që duket se po e mban ‘peng’ marrëveshjen.
Vuçiç kërkoi formimin e Asociacionit në bazë të marrëveshjes së viti 2013, ndërsa Kurti e ka kundërshtuar diçka të tillë.