Ibrahimoviç shënuesi më i madh në moshë i Serie A

Zlatan Ibrahimovic u bë futbollisti më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serie A. Sulmuesi suedez i Milanit shënoi me penallti kundër Udinense në moshën 41 vjeç e 166 ditë, duke kaluar rekordin e një tjetër lojtari milanez: Alessandro Costacurtës.

Në maj 2007, po kundër Udineses, mesfushori mitik italian, i dha lamtumirën karrierës me një gol, në humbjen (3-2) në Giuseppe Meazza, duke ndërprerë një agjërim 16-vjeçar (!) pa asnjë gol të shënuar. Costacurta ishte 41 vjeç e 25 ditë kur e realizoi atë, nga penalltia.

Ibrahimovic bëri debutimin e tij këtë sezon duke shënuar në ndeshjen e tij të 4-të zyrtare, në rikthimin e tij pas një dëmtimi të gjatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *