Shefi i diplomacisë së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell ka folur për mediat pas takimit mes kryeministrit të Kosovës Kurti dhe presidentit serb Vuçiç. Ai ka njoftuar se pala kosovare dhe serbe nuk e kanë pranuar aneksin e zbatimit të marrëveshjes të propozuar nga BE-ja, për të cilin Borrell tha se ishte më ambicioz dhe më i detajuar.
“Fillimisht kemi propozuar një aneks më ambicioz, por palët nuk kanë arritur një pajtim mbi atë version. Në njërën anë, sepse besoj që Kosova nuk ka pasur fleksibiltet sa i përket substancës, dhe në anën tjetër, Serbia ka theksuar në parim që të mos nënshkruaj, edhe pse është e gatshme të implementojë” – u shpreh Borrell.