Armaldo Kllogjeri, i njohur si ‘Maestro’ i shtëpisë së Big Brother, ka qenë banori që u largua nga shtëpia mbrëmjen e djeshme.
Ai ishte në një nominim me Luizin dhe Kristin.
Armaldo ka qenë i ftuar sot në ‘Fun Club’ për të folur më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë.
Maestro nuk kishte biletë vajtje-ardhje por u shpreh se edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej në shtëpi.
“Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dine t’ja dalin”,– shprehet ish-banori i BBV.