Juliana Nura flet për herë të parë pas përfundimit të “BBVK”

Juliana Nura shkoi deri në finale dhe u rendit e treta në “Big Brother VIP Kosova”. Pas përfundimit të kësaj eksperience, ajo u shpreh e lumtur duke falënderuar publikun për gjithë mbështetjen.

Së fundmi në një live në rrjete sociale, Xhuli ka folur për herë të parë pas daljes nga “BBVK”. Ajo theksoi se u befasua shumë në momentin që doli nga shtëpia dhe pa gjithë publikun që po e përkrahnin.

“Unë kur kam dalë nga “Big Brother VIP Kosova”, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë e Big Brother-it, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh Nura.

Xhuli shtoi se pavarësisht se nuk e ka fituar çmimin e madh, ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.

“Edhe pse jo çmimin e madh, unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që më keni votuar, më keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kam qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kam qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, përfundoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *