Të gjithë menduan në ato momente se po konsumohej një tragjedi që vitet e fundit është parë në jo pak raste të ndodhë në fushat e futbollit. Por për fat të mirë çdo gjë përfundoi pa një fund tragjik.
Bota e futbollit u trondit dhe gjatë ndeshjes së tretë të këtij Kampionati Europian, kur mesfushori danez, Kristian Eriksen, humbi ndjenjat në fushë.
Por, ajo që preku edhe më shumë zemrat e tifozëve, ishte gruaja e Eriksen, e cila mes lotëve zbriti në fushë të shikonte gjendjen e të shoqit.
Ajo u ngushëllua nga futbollistët danezë, të cilët u përpoqën ta qetësonin. Për fat, Eriksen, pas disa minutash i hapi sytë dhe u dërgua në spital.
Gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute, pasi ende nuk dihet nëse ka dalë nga rreziku për jetën.
/Priza.al/