Olta dhe Fotini kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. Teksa ishin në emisionin radiofonik, që u zhvillua si pjesë e lojës, Luizi i kërkon vajzave të flasin për debatin mes të dyjave që ka ndodhur para 2 ditësh. Por diskutimi u zhvillua në debat me tone mjaft të larta nga Olta.
Aktorja iu drejtua ish-fitueses së “BB” duke i thënë se ka mbaruar koha e saj, pasi në këtë format ‘kryefjalat’ janë ajo dhe Luizi. Madje, aktorja nuk i kurseu as ofendimet, duke e quajtur hipokrike.
Nga ana tjetër, Fotini e quan Oltën gënjeshtare pasi sipas saj, ka qënë aktorja e cila ka kërkuar mendim për çdo lëvizje që ka bërë brenda shtëpisë. Këshillat e shpeshta të Fotinisë, duket se janë bërë shkak për prishjen e marrëdhenies.
Biseda mes tyre:
Olta: Ti ke bërë hipokrizi. Ti je acaruar që unë nuk jam marrë me ty? Nuk të kam fare në fokus. Ti ke ardhur këtu me petkun e fitueses mbase, koha kur ke fituar ti është tjetër, tani jemi në kohë të tjera. Për fatin tënd të keq, jemi në kohën e Oltës dhe Luizit.
Fotini: Pasi folëm ti më the o Foti, kam frikë se jashtë dukem si shtrigë. Ti më pyete si mendon për situatën me Qetsorin, me Maestron. Ti gënjen, nuk të kam thënë je lojtare e fortë por je femër e fortë. Unë nuk jam me mendjen tënde ne lojë. Ti ke disa pasiguri në vetvete
Olta: Nuk e di ku e gjete guximin që të vish te unë e të më thuash se çfarë duhet të ndryshoj, nuk e ke atë tagër dhe konfidencë.