Ilir Meta: Nënës t’i paguhet leja e plotë pas lindjes, do ulim taksën për pagën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë në zonën e Freskut, prezantoi pikat e platformës së kësaj force politike për nënat dhe gratë shqiptare.

Disa nga pikat që Meta përmendi janë paga e plotë e lejes së lindjes për nënat, trefishimi i bonusit të bebes dhe ulja e taksave për pagat për nënat dhe gratë që kanë më shumë se dy fëmijë.

“Ne jemi të vendosur që t’i fokusojmë politikat tona në mbështetje të grave dhe sidomos të nënave të reja, sepse ne duam një familje të fortë, një shoqëri të shëndetshme dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe me të ardhme të shkëlqyer për të rinjtë e saj.

Ndaj është shumë e rëndësishme të vendosim të gjitha politikat tona shtetërore, vendore, aq më tepër që kemi dhe zgjedhjet vendore më 14 Maj, por edhe të gjithë shoqërisë sonë, në mbështetje të grave, në mbështetje të nënave e sidomos të nënave të reja. Sepse gra të lumtura, nëna të lumtura rrisin fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe njëkohësisht kemi familje të lumtura, kemi një shoqëri shumë më njerëzore, shumë më humane, ashtu siç dëshirojmë të gjithë”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *