Lidhur me takimin Kurti –Vuçiç dhe marrëveshjen e Ohrit ka reaguar së fundi edhe Berisha.
Duke argumentuar arsyet për të cilat presidenti serb refuzoi të firmoste, në një kohë kur kryeministri Kurti ishte i gatshëm për firmë, Berisha shprehet ndër të tjera se një nga arsyet për të cilat Vuçiç refuzon lidhet pikërisht me faktin, se ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse.
“Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën”, shprhet Berisha duke shtuar se pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e përcaktuara nga BE dhe SHBA.
Deklarata e Berishës
Miq, takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.