Vuçiç bëhet cinik: Më dhemb dora e djathtë, dhimbja vazhdon edhe 4 vjet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka shprehur hapur planin e tij që të mos e zbatojë marrëveshjen për të cilën ndërkombëtarët thanë se u mor vesh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq në një konferencë për media tha me mburrje se “nuk kam nënshkruar asgjë”.

Ndërsa iu përgjigj me cinizëm deklaratës së mbrëmshme të Kurtit, ku tha se ai po i ikë nënshkrimit.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, dhe firmos me dorën e djathtë. Dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme”, tha Vuçiq.

Kurti pas 13 orësh dje konfirmoi arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se pala serbe po i ikë nënshkrimit.

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes tash edhe me aneks. I takon BE-së që ta gjejë mekanizimin që ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, tha Kurti

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *