Mediat dhe zgjedhjet/ Celibashi: Duhet rregullim ligjor. Reklamat politike…

Komisoneri i KQZ ka folur ditën e sotme për financimet e politikës në media që është një problematikë shumë e madhe, sidomos për faktin që nuk ka asnjë rregullim ligjor për këtë aspekt.

“Sot e dimë që media e shkruar e ka humbur atë rolin e vetë, rëndësinë e vetë, vazhdojnë mediat tradicionale, radio e tv të kenë rol të dorës së parë. Por e dimë shumë mirë, që rrjetet sociale, mediat online kanë fituar teren në këtë fushë.

Legjislacioni ynë nuk ka asnjë rregull që t’i imponohet sjelljes së këtyre mediave. Ndaj shpresoj që në kuadër të reformës së re elektorale të gjej trajtesën e vetë edhe ky aspekt. Edhe pse vetë në vetvete media online, rrjetet sociale, që janë një risi, nuk e kanë rregullimin që duhet të ketë, mendoj se kjo nuk i pengon partitë politike dhe kuvendin e Shqipërisë të adresojë raportin mes partive politike, fushatave sociale dhe mediave sociale. Lidhur me reklamat politike, eksperiencat e deritanishme kanë treguar se ka paqartësi në këtë mes. Kemi raste kur media të caktuara, justifikimin e tyre mbi një lloj ç ‘balancimi, në lidhje me reklamat politike, apo subjekteve elektorale, e kanë justifikuar, që ne kemi dhënë, por i kemi dhënë falas, s’mund ta bëjnë këtë për partitë politike, nuk lejohet nga ligji”– tha ai.

Sakaq, edhe ambasadori i OSBE, De Santics ka thënë se financimi në televizione duhet të monitorohet në mënyrë që të shmanget përdorimi i kandidatëve të partive për fushatë në media.

“Në raportin e vitit 2021 ka patur dhe disa elementë mbi median. Ka patur një rekomandim nga ODIHR, kodi zgjedhor duhet të garantoj të drejta të barabarta për hapësirën e reklamave, për të gjithë njësoj. Është vënë re se mund ti jepet një vëmendje e caktuar gjatë fushatave zgjedhore një kandidati apo një partie të caktuar. Urojmë që të operohet gjatë ndryshimeve të kodit zgjedhor. Paratë që shpenzohen nga partitë politike mund të jenë domethënëse, ky investim mund të jetë një ndikimin, ekziston rreziku që kandidatët me më shumë para, ndikojnë më shumë në media”- tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *