Arrestimi i kryebashkiakut socialist/ Balla: Përgjegjësi personale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur për mediat pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla. Ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjërit.

“E gjithë kjo histori ka të bëjë me një fakt të gjithëpranuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të madhe. Kemi pranimin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë dhe faktin se reforma në drejtësi ka ngritur institucione që tashmë po bëjnë punën e tyre. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të të gjitha përpjekjeve të kundërshtarëve tanë për të penguar reformën në drejtësi. Opozita ka bërë të gjitha përpjekjet për të penguar procesin e vettingut. Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim” – tha Balla.

Ai është shprehur se ditën e shtunë PS do të ketë gati të gjithë garuesit për zgjedhjet vendore 2023.

“Sipas asaj traditës së rregullt të PS, ne do të kemi të shtunën mbledhjen e Kryesisë ku do të kemi një diskutim për secilën kandidaturë. Kemi bërë proces shumë të gjatë, sepse ne kemi shumë punë, ne nxjerrim kryebashkaik nuk nxjerrim thjesht kandidat. Deri të shtunën do i kemi të gjithë gati” – tha Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *