Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e hapjes së “Javës globale të parasë”. Aktivitetet do të zgjasin për disa ditë lidhur me edukimin financiar të shoqërisë.
“Edukimi financiar u shërben të rinjve për të gjykuar sa më mirë për organizimin e financave, kursimet, investimet e për t’u përgatitur për jetën e tyre. Do u shërbente dhe shtresave të tjera për një vendimmarrje sa më të mirë për investime e kursimet e tyre.
“Marrëdhënia me bankat e një përfshirje më e mirë financiare do zbuste dhe pabarazinë ekonomisë mes shtresave të popullsisë” – theksoi Sejko.
Banka e Shqipërisa ka hartuar një strategji kombëtare për edukim dhe përfshirje financiare.
“Numri i popullsië, përqindja që punon me bankat ka arritur në 70%. Pra 70% e popullsisë ka sot një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme” – tha Sejko.