Spekulime për ndarje? Ja çfarë ndodhi vërtetë midis Dafinës dhe DJ Geek

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek nuk janë më me njëri-tjetrin? Ky ka qenë “shqetësimi” i ditëve të fundit në rrjet , ku shkak u bë fshirja e fotografive të përbashkëta të dyshes në profilet e tyre zyrtare në Instagram.

Së fundmi, bëhet me dije se është e vërtetë që ka pasur një krizë mes Dafinës dhe Geek javën që lamë pas, mirëpo asgjë e pazgjidhshme. Çifti e kanë kaluar këtë moment të vështirë në lidhjen e tyre dhe vazhdojnë të jenë bashkë.

Sipas të njëjtit burim, kjo nuk është diçka e re në lidhjen e tyre, pasi momente të ngjashme kanë përjetuar edhe më parë.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.

Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *