Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, thotë se ata nuk ishin mjaftueshëm të mirë pas humbjes nga Udinese.
Rossonero humbi 3-1 me një paraqitje të dobët.
“Ishte një paraqitje negative. Kur skuadra luan kështu, as agresive, as intensive, as precize apo e fokusuar, do të thotë se trajneri ka punuar keq në përgatitjen e ndeshjes.
Ne ishim shumë nën aftësitë tona këtë mbrëmje”, tha Pioli.
“Mund të thuash që Ibra duhet të ishte më mirë, po kështu edhe Leao, por në fund të fundit kjo ishte një performancë shumë e ulët për nivelet tona”.
“Do të ishte një problem serioz nëse do të mendonim tashmë për çerekfinalen, veçanërisht pasi përfundimi në katërshen e parë është prioriteti kryesor.
Jo, thjesht nuk po luanim në nivelin tonë ndeshjet e fundit dhe nëse nuk luajmë në nivelin tonë për nga intensiteti, organizimi dhe fokusi, përfundojmë me paraqitje të tilla.