Luizi u shpreh se tashmë “thikat” i ka ruajtur për t’ia ngulur asaj pas shpine. Këngëtari i tha Oltës që talenti i saj është manipulimi. Ai u shpreh se tentoi të manipulojë edhe Qetsorin, për ta përdorur njësoj si Armaldon, por nuk i’a doli.
Teksa përmendnin nominimet, Luizi tha se për të, nominimi më i fortë ka qenë ai nga ku u largua Efi.
Ai vijoi duke thënë se Efi ishte vajzë garipe dhe se e sulmoi Oltën duke e ‘vënë poshtë’ në lojë.
Luizi shtoi se ishte Olta që i dha idenë Deas, të bënte atë nominim.