Luhatjet e temperaturave kanë rikthyer virozat tek të rriturit dhe fëmijët. Nga fillimi i marsit numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në qendrat shëndetësore në Tiranë është dyfishuar. Mjekët tregojnë se më të prekur janë më të vegjlit.
Disa prej këtyre shenjave mund të jenë tregues dhe i një alergjie stinore apo i lijës së dhenëve në ditët e para të shfaqjes së saj. Shpesh prindërit i ngatërrojnë dhe neglizhojnë problemin real të fëmijës.
Mjekët këshillojnë për të mos u vetëmjekuar dhe për të mbajtur kontakt me specialistin. Nëse fëmijët shfaqin probleme të tilla prindërit të mos i dërgojnë në çerdhe apo kopshte me qëllim mos përhapjen e sëmundjes.