Vazhdojnë ngarkesat me drogë në kufirin greko-shqiptar. Një operacion i policisë greke është zhvilluar pranë Kozanit ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.
Brenda mjetit janë gjetur 3 çanta me 40 pako që përmbanin 42 kg 710 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas greke.
Po kështu u sekuestruan nga policia dhe 2 celularë dhe 2 karta SIM. Prej fillimit të vitit në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 957 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.