Kombëtarja nis sot përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për sfidën ndaj Polonisë e vlefshme për kualifikueset Euro 2024 ku pritshmëritë janë të mëdha.

Si rrallë herë, kombëtarja po stërvitet në Tiranë dhe jo në Durrës ku ishte zhvendosur prej kohës.

Sot si dita e parë, lojtarët do të kryejnë një seance të lehtë stërvitore.

Silvinjo do të jetë mundësi t’i njohë nga afër lojtarët, ndërsa pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues ndaj Polonisë ashtu sic ka qënë dhe vetë si lojtar.

Silvinjo ndihet pak i shqetësuar për portën teksa si Berisha dhe Stakosha këtë sezon kanë ngrohur stolin respektivisht me Torinon dhe Brentforin. Megjithatë trajneri ka besim falë eksperiencës të Berishës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *