Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Enkeled Alibeaj deklaroi se Berisha është kthyer në një vegël që po tentoi ti cojë demokratët në një parti të majtë që në 2013 bashkëpunoi me Ramën.
Enkeled Alibeaj: Nuk do më dëgjoni të përdor fyerje apo linçimi edhe për kundërshtarin më të fortë. Politika bëhet me ide nëse i ke, me vizion ndryshe, ndaj kam zgjedhur këtë qasje. Sa i përket historisë së veglave, pengjeve, një arsyetim e kam. Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti që në 2013 bashkëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet.