Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht ka ndërruar 50-vjeçari Luan Lukaj dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Këta të fundit mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek spitali i Traumës në kryeqytet.
Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.