Aksidenti me 1 viktimë në Fushë-Krujë/ Reagon policia (Emrat)

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Krujë – Thumanë.

Drejtuesi i automjetit ka qenë shtetasi Julian Koçaj, 34-vjeç, i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pasagjeri shtetasi Luan Dukaj, 50 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *