PD bëhet bashkë në Vaun e Dejës/ Ja cilin kandidat mbështesin

Partia Demokratike në Vaun e Dejës do të shkojë e bashkuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë ditës së djeshme, Aktivi i kësaj partie në Vaun e Dejës (ku përfshihen Kryesia, kryetarë dhe sekretarë grupseksionesh, kryetarë dhe sekretarë seksionesh, Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas) kanë zhvilluar një mbledhje ku kanë dalë me deklaratën që mbështesin Zef Hilën si kandidat për kryetar bashkie.

65 anëtarë të strukturës drejtuese të PD-së së Vaut të Dejës kanë firmosur dokumentin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *