Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë personin i cili dyshohet se është autori i zjarrvënies në një automjet. Ky i fundit rezulton në përdorim nga shtetasi me inicialet E. G., dhe ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”.
Sipas policisë 33-vjeçari me inicialet T. Z banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta këtij automjeti.
Njoftimi:
Më datë 21.03.2023, rreth orës 00:45, dyshohet se shtetasi T. Z., 33 vjeç, banues në Tiranë, i ka vënë zjarrin, për motive të dobëta, automjetit në përdorim nga shtetasi E. G., që ishte parkuar në afërsi të shkollës “Ramazan Jarani”. Vijon puna për kapjen e shtetasit T. Z. dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.