Dita e dytë e Xi në Rusi, SHBA i kërkon të ushtrojë presion për ndaljen e luftës

Në ditën e dytë të vizitës në Moskë, Shtetet e Bashkuara i kërkuan sërish presidentit kinez Xi Jinping që të ushtrojë presion ndaj Vladimir Putin për të ndalur krimet e luftës Rusia po kryen gjatë luftimeve në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby i bëri thirrje Xi që t’i kërkojë homologut rus të tërheqë trupat nga Ukraina sepse sipas tij një armëpushim nuk do të mjaftonte.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi do të bëjë presion ndaj presidentit Putin që të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë dhe të tërheqë trupat e tij”, tha Kirby.

Megjithatë, zyrtari i lartë amerikanë ngriti shqetësimin se Kina mund të përsërisë thirrjet për një armëpushim që i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës.

Kina publikoi planin e saj për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, i cili përfshin ndërprerjen e armiqësive dhe rifillimin e bisedimeve të paqes. Në ditën e parë të takimit edhe presidenti Putin ra dakord që ta diskutojë këtë plan me 12 pika.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *