Trajneri aktual i Spurs, Antonio Conte, është në prag të shkarkimit pas barazimit 3-3 të ekipit kundër Southampton.
Sipas media-ve, lojtarët e klubit kanë qenë në kontakt me Pochettino për një rikthim në klub.
Besohet se argjentinasi do ta merrte këtë detyrë nëse do t’i ofrohej një rikthim në Londrën Veriore.
Pochettino mendohet se ka “mbetur në marrëdhënie të mira” me kryetarin Daniel Levy.