Pamje të rënda/ Burri mizor dhunon gruan shtatzënë në Turqi, ajo bie në tokë (Video)

Gratë nuk dhunohen vetëm në Shqipëri, por raste të tilla të shëmtuara vijnë edhe nga vende të ndryshme të botës. Një ngjarje mizore vjen nga Stambolli, në Turqi, ku shihet një burrë, i cili pa asnjë mëshirë godet gruan e tij shtatzëne.

Ai e grushton dhe e shkelmon në mes të rrugës derisa sa ajo si pasojë bie në tokë dhe tenton të shpëtojë. Kanë qenë kalimtarët e rastit ato të cilët kanë ndaluar këtë sulm agresiv duke larguar burrin e pashpirt.

Njoftohet se policia, ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar burrin, i cili edhe në të kaluarën kishte përsëritur skena të tilla. Raportohet se gruaja nuk ka bërë denoncim për burrin, e kësisoj, ai është lënë i lirë, shkruajnë mediat e huaja.

/Burimi: DailyMotion/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *