Instagrami i Luiz Ejllit, i cili ka arritur mbi 600 mijë ndjekës, ka ndryshuar emër dhe foto profili. Duket se ‘Gena’ e famshme është lënë jashtë loje, e motra e Luizit, Ina do jetë ajo e cila do menaxhojë profilin e vëllait të saj.
Ajo ka ndryshuar ‘username’, duke e vendosur emrin nga Luiz, në Ina, ndërsa në përshkrim shkruan: Motra e Luizit.
Po ashtu, për këtë ndryshim, ata shkruajnë për publikun:
“Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem, për të vjedhur këtë instagram motra e Luizit, që është zotëruesja e këtij Instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri, familja e Luizit”.
Nuk dihet se përse ndodhi ky ndryshim i papritur, mirëpo vlen të theksohet se kjo ndodh në mesin e krijimin të ‘Go Fund me’, aty ku po grumbullohen mijëra euro për Luizin. Duket se shoqja e tij, Gena ka hequr nga vetja këtë ‘barrë’, e tashmë familja do e menaxhojë.
Apo mos e gjitha është një ‘kamuflim’, për të larguar vëmendjen nga Gena e famshme?