Aksident në Tiranë/ Përplasen dy makina, njëra merr përpara bordurën anash rrugës

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme të sigurua nga LSA, dy mjete; njëra tip “Benz” dhe tjetra “Lancia” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mjeti tip “Lancia” ka thyer barrierën e rrugës dhe ka hipur në trotuar, duke rrezikuar edhe këmbësorët. Por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduara.

Aktualisht, Policia e Shtetit ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *