Xhensila Myrtezaj zbulon detaje të reja për këngën që do të publikojë së shpejti

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Jo vetëm me projektet muzikore që sjell, por artistja na surprizon shpesh edhe me ‘look-un’ e saj gjithmonë shumë të kuruar.

Kanë kaluar tashmë disa muaj që kur Xhensila ka publikuar këngën e saj të fundit e duket se ka ardhur koha që artistja të vijë me një projekt të ri muzikor. Së fundmi, ajo ka postuar një video në Instastory nga një studio muzikore, ku në sfond dëgjohet pak nga kënga e saj e re, e cila do të publikohet së shpejti dhe titullohet “Shuj”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *