Lëshimi i satelitëve në hapësirë po ndodh pa asnjë kriter. Sot përreth Tokës rrotullohen 36 mijë objekte, ndërkohë që në vitet e ardhshme, në kuadër të shpërndarjes se internetit, kompanitë e telekomunikacionit OneWeb dhe Starlink planifikojnë të lëshojnë 48 mijë satelitë në orbitën e ulët, pra brenda 2000 kilometra lartësi.
Ndërkohë që edhe ushtria amerikane ka shumë të tillë, gjë që do pasohet me pasurimin sateliteve edhe nga Kina dhe Rusia.
Revista ndërkombëtare Nature citon astronomët, sipas të cilëve ky fenomen është shqetësues, e sikurse u firmos një marrëveshje për mbrojtjen e oqeaneve me traktate ndërkombëtare, duhet të marrim masa e ta bëjmë edhe në mbrojtje të qiellit tonë
Përveç se me kalimin e kohës dhe shtimin e tyre do ndikojnë si pengesë në admirimin e qiellit të natës dhe të yjeve, por satelitët në orbitë janë edhe pengesë për teleskopët hapësinore, përfshirë edhe Hubble.