Një çiklist, shtetas shqiptar ka humbur jetën në Santa Maria a Cubito (Itali) pasi u shtyp nga një furgon. Policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e furgonit, i cili e përplasi shqiptarin e më pas u largua në këmbë.
Sipas mediave të huaja, çiklisti shqiptar vdiq menjëherë pasi u shtyp nga mjeti me 4 persona në bord, pas një përplasjeje që mori nga mbrapa.
Katër personat në furgon, nuk i dhanë ndihmën e parë viktimës, por u larguan në këmbë duke e lënë mjetin në vendngjarje. Hetimet janë ende duke u zhvilluar.