Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia në Livorno pasi u kap me 40 kilogramë kokainë në shtëpi. Efektivët, gjatë një kontrolli rutinë për parandalimin dhe goditjen e trafikut të drogës, vunë re shqiptarin “e dyshimtë” brenda një oborri.
Policët e ndaluan dhe 30-vjeçari pranoi se në shtëpinë e tij kishte të fshehur lëndë narkotike.
Brenda një valixheje u gjetën disa blloqe 1 kilogramëshe me një peshë totale rreth 40 kilogramë. Sasia e madhe e gjetur e kokainës, nëse do të shitej me pakicë do të kapte një fitim prej disa milionë eurosh.