Pasiguria se kush do të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit ka shkaktuar ankth në mesin e skuadrës.
Portieri Ederson tha se ai dhe shokët e tij të skuadrës kishin diskutuar mundësinë e madhe që Carlo Ancelotti të marrë postin e lartë.
Tite u largua nga roli pasi Brazili u eleminua nu eleminua nga Kroacia çerekfinalet e Kupës së Botës .
Federata e Brazilit lëshoi një deklaratë në shkurt duke se kishin arritur një marrëveshje verbale me Ancelottin, i cili është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.
“Ka një mundësi të madhe që ai të vijë,” u tha Ederson gazetarëve përpara ndeshjes së Brazilit kundër Marokut më 25 mars.
Portieri i Manchester City shprehet se kishte folur me disa lojtarë brazilianë që kanë luajtur nën drejtimin e Ancelottit në Real Madrid, duke përfshirë Casemiro, Vinicius Jr dhe Eder Militao.