Milani do të detyrohet të shesë Rafael Leao në merkaton e verës, nëse kuqezinjtë nuk arrijnë ta nënshkruajnë një marrëveshje të re të portugezit me klubin.
Ricky Massara dhe Paolo Maldini do të përdorin pushimin ndërkombëtar si një mjet për të analizuar ecurinë e Leao.
Lojtari është i etur për të qëndruar, por ka një ndryshim thelbësor midis paketës financiare të ofruar nga Milani dhe asaj që Leão dëshiron.
Milani parashtroi një shumë fikse prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse që do ta çojnë atë deri në 7 milionë euro.
Portugezi do të donte një pagë fikse prej 7.5 milionë euro dhe koha tani po mbaron që kuqezinjtë të punojnë për një rinovim.
Në takimin e ardhshëm ku do të përfshihen dy palët, do të shqyrtohen dy pika kyçe. Njëra është paga në ofertë dhe e dyta është gjoba prej 15 milionë eurosh për Sportingun.
Leao pret ndihmë të konsiderueshme nga Milani në formën e një bonusi, por për momentin nuk ka asnjë hapje për këtë lloj zgjidhjeje nga kuqezinjtë.