Disa të burgosur në “Idrizovë” të Maqedonisë së Veriut, kanë gërmuar një tunel për arratisje.
Sipas informacioneve, tuneli ka disa muaj që është hapur. Në këtë insitiucion të vuajtjes së dënimit, qëndrojnë të dënuar me burgim të përjetshëm ose me shumë vite burg.
Gërmimi i tunelit është kryer në mënyrë të mirëorganizuar dhe disa prej të burgosurve kanë punuar me turne.
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili menjëherë shkarkoi drejtorin Shpend Tahiri dhe emëroi Zoran Jovanovskin.