SHBA/ Një ngjarje e rëndë është regjistruar ku trupi i 67-vjeçares Miriam Lynn Lockhart është gjetur i groposur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas mediave vendase, trupin e ka varrosur në oborr e bija e saj 43-vjeçare Melisa Lockhart e cila e ka pohuar këtë fakt përpara policëve dhe hetuesve.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur disa javë më parë kur e ka gjetur nënën e saj të vdekur në shtrat.
Duke mos dashur të largohej nga e ëma, vajza ka vendosur ta varrosë në oborr në mënyrë që ta kishte më afër për ta vizituar dhe për ta parë.
Melisa Lockhart akuzohet për fshehjen dhe vdekjen e nënës, ndërkohë shkaku i vdekjes së 67-vjeçares nuk është përcaktuar ende.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/