Paris Saint-Germain do të rivalizojë ekipet e Premierligës për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.
Osimhen ka qenë në formë të jashtëzakonshme për Napolin këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë në Serie A.
Nigeriani ka shënuar 25 gola në të gjitha garat për skuadrën e Luciano Spalletti-t, të cilët janë liderët e Serie A dhe janë afër titullit të ligës së parë në 33 vjet.
Osimhen gjithashtu ka shënuar katër herë në Evropë pasi Napoli ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë.
Evoluimi i tij në një sulmues elitar ka zgjuar interesin e klubeve të mëdha.
Chelsea dhe Manchester United janë lidhur me 24-vjeçarin, por skuadrat e Premierligës do të përballen me konkurrencën nga PSG.
PSG ka qenë ‘aktiv’ në punën për një marrëveshje në prapaskenë dhe drejtori sportiv Luis Campos, do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e lojtarit gjatë pushimit ndërkombëtar.
Vlerësimi i Osimhen mund të jetë pengues për PSG-në pasi klubi e vlerëson nigerianin 150 milionë euro.