Një hap më pranë! Tonin Vocaj: Kemi emra konkretë, s’i bëjmë dot me dije

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka dhënë detaje lidhur me hetimet që po vijojnë për ngjarjen e 12 marsit në Tiranë, e cilësuar si masakra e Don Boskos, ku humbi jetën banakierja e lokalit të Fatjon Muratit, Mimoza Paja. I pyetur nga gazetarët gjatë një konferencë për shtyp, Vocaj tha se aktualisht Policia ka emra konkretë, por nuk i bëri me dije për shkak të sekretit hetimor.

“Vazhdon të funksionojë një grup hetimor nën drejtimin e prokurorit, i cili do të marrë kohë e nevojshme. Policia ka informacione edhe për persona konkretë të përfshijë në këtë ngjarje, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japim detaje, por kur të kemi përparime do të bëjmë me dije mediave dhe publikut,”-u shpreh Tonin Vocaj.

Por çfarë ka ndodhur në Don Bosko?

Masakra ndodhi më 12 mars në Don Bosko. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *