Zjarr në një biznes privat në afërsi të fshatit Neviçisht. Sipas shërbimit zjarrfikës, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie jo të vogël mbetje solare dhe bitumit.
Nga zjarri janë rrezikuar disa biznese pranë vendit të ngjarjes si dhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra.
Ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.